E kultivonte drogën në banesë, arrestohet 32 vjeçari

Policia e shtetit në Shqipëri ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka kultivuar drogë në banesën e marre me qiran ë Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugano 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.
“Një shtetas, në rrugën “Sotir Caci”, kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugano 2”.Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 32 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. , thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari ka tentuar të arrtiset duke u hedhur nga kat ii tretë
Gjatë kontrollit të kësaj banese, në rrugën “Sotir Caci”, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe 81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./21Media

Back to top button