E mërkura vendimtare për Konjufcën?

Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, ka vazhaduar të heshtë edhe këtë të hënë duke mos treguar nëse i ka siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë edhe pse e ndajnë edhe dy dite kur duhet të dal përpara deputetëve të dëshmoi një gjë të tillë.  Sikurse LVV-ja as presidentja Vjosa Osmani nuk e di nëse Konjufca i ka votat e nevojshme, ndonëse e kishte mandatuar me arsyetimin se Konjufca i ka gjasat më të mëdha për formimin e Qeverisë.

“Siç e dini, ftesa për seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve, dhe jam e bindur që do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese. Në anën tjetër, unë nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati. Më pas është në duart e deputetëve dhe të partive politike se çfarë diskutojnë mes vete; këto janë procese në të cilat nuk kam ndërhyrë më herët dhe as tani. Sa i përket ftesës për seancë, ai ka qenë optimizmi im — duket se të tjerët nuk e kanë pasur të njëjtin optimizëm. Unë kam pasur shpresë se do të ftohet më herët, bazuar në bisedat që kemi pasur. Sot është e hënë dhe e mërkura është data e fundit për seancë. Por, siç e thashë, u takon deputetëve të partive politike. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda afatit kushtetues, dhe përderisa është brenda atij afati, nuk ka asnjë shkelje”, tha ajo.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje i tha televizionit T7 se ka edhe dy ditë kohë për të seancën e radhës ku duhet të votohet për mandatarin. Por Kurti tha se janë urgjente për Kosovën krijimi i komimisioneve parlamentare në Kuvend, përfshirë edhe atë për buxhet.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvednosje po provon që të marr votat për Konjufcën pa një marrëveshje politike por bazuar tek deputetët individualisht, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka kundërshtuar zërat se pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kreu i këtij subjekti politik nuk ka unitet brenda parlamentit. Ritheksoi se të mërkurën nuk kanë votë për Konjufcën.

‘’Nëse dikush pret për përçarje brenda PDK-së, pret kot sepse PDK-ja është parti e fuqishme dhe me histori të jashtëzakonshme. Ne i kemi qëndrimet unike si grup parlamentar. Ne e shohim se LVV-ja nuk është më në interesin e këtij vendi. LVV-ja ka shkaktuar vetëm regres, ngecie, si në aspektin politik, ekonomik, të integrimeve. Sa ma shpejtë që të lirohemi nga ky keq menagjim dhe qeverisje tanimë jo ligjore nga ta, kjo do të ishte në interes të Kosovës.”, tha për rtv21 Demaku.

Në partinë e Ramush Haradinajt, AAK, janë deklaurar se nuk do të votojnë për formimin e një Qeverie nga Glauk Konjufca. Pavarësisht se ditë më parë kryetari i nëndegës së këtij subjekti politik në Prizren, Besnik Krasniqi, kishte kërkuar nga Haradinaj që ta shqyrtojë bashkëpunimin me LVV-në. Por, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, këtë e quan vetëm një mendim ndryshe.

‘’Definitivisht jo. Ka qenë qëndrim i liderit për një jo. Por, ishte edhe takimi i kryesisë ku të gjithë njëzëri i thanë që nuk ka koalicion me LVV-në. Deklarimi i zotit Krasniqi është një demokraci që njerëzit munden me mendu ndryshe. Kjo tolerohet brenda strukturave të AAK-së. Të gjithë në mënyrë unanime që të mos ketë votë për Glauk Konjufcën”, tha Barhimaj.

Kundër një Qeveria Konjufca janë deklaruar edhe nga LDK-ja dhe Nisma./RTV21/21Media

Back to top button