E mitura bëhet nënë, arrestohet “dhunuesi”

Një burrë shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në Kllokot pasi që dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur.
Sipas policisë rastin e ka raportuar nëna e viktimës, pasi vajza u bë nënë.
“Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martesor”, ka thënë policia përmes raportit 24-orësh.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button