E mitura ik për në Shqipëri me një burrë, ndalohen në kufi

Një e mitur nga Fushë Kosova raportohet se ka filluar bashkëjetesë me një person, shtetas shqiptar dhe të njëjtit janë arratisur për në Shqipëri.
Sipas policisë, ata janë ndaluar nga policia shqiptare në kufi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj viktimës femër kosovare është kryer vepra penale e lartcekur, e njëjta ka shkuar në Shqipëri me një shtetas të Shqipërisë. Lidhur me rastin janë pranuar informacione se të njëjtit janë ndaluar nga Policia Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas Policisë rasti është nën hetime./21Media

Back to top button