E mitura kosovare rrëfeu se është rrahur e dhunuar disa herë nga një shtetas i Maqedonisë Veriore

Policia sot ka informuar se një e mitur kosovare, në prezencën e PQS-së ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga një shqiptar, shtetas i Maqedonisë Veriore. Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në  një shtet tjetër. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.”, ka informuar policia.
Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button