E mitura në Gjakovë gëlltiti 10 tableta, dyshohet për tentim vrasje

Policia ka bërë të ditur se sonte ka pranuar informacion se në Emergjencën e Spitalit “Isa Grezda”, në Gjakovë gjendet një e mitur, e cila dyshohet për tentim vetëvrasje.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka informuar se nga ana e mjekut janë informuar se viktima ka përdorur (gëlltitur) 10 tableta të llojit Maprazax dhe se gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sipas Xhurkajt, e mitura është ndalur ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për përcjellje te gjendjes shëndetësore.
Sipas policisë, të gjitha njësitë policore relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes dhe në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.
Ndërkohë, rasti është nën hetime./21Media

Back to top button