E mitura nga Ferizaj shkon për të bashkëjetuar me një person në Prizren – prokurori e kthen tek familja

Një rast i bashkëjetesës me person nën moshën 16-vjeçare është raportuar në Ferizaj.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se policia ka ndërhyrë për ta kthyrë një vajzë të mitur te familja e saj.
“Ferizaj / 07.04.2025 – 08:30. Me 08.04.2025 është raportuar se vajza e mitur ka shkuar në Prizren për të jetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se viktima ka shkuar me vetë dëshirën e saj për të jetuar me të dyshuarin. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte ndërsa viktima kthehet te familja e saj”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media