E njihni modelen në foto?

Kendall Jenner është rritur para syve të fansave.
Në vitin 2017, Forbes e quajti atë modelen me të ardhurat më të larta në botë, pasi 22-vjeçarja fitoi 22 milionë dollarë në një vit të vetëm.
Dy vjet më parë, në një intervistë me WSJ Magazine , Jenner reflektoi se la pas fëmijërinë e saj.
”Ndjehem sikur jam rritur shumë shpejt shumë kohë më parë”, ka thënë ajo në atë kohë.
Kendall ka theksuar se duke pasur vëllezër e motra më të mëdhenj, ajo u rrit rreth të rriturve, kështu që u maturua më shpejt. Ajo theksoi se i ka parë motrat dhe prindërit e saj duke punuar çdo ditë, kështu që edhe Kenadall është rritur për tu bërë një punëtore.
Ndërkaq, Kendall gjithmonë kishte pasur frikë të rritej sepse e donte shumë periudhën e adoleshencës.
Prandaj së fundmi ajo ka ndarë një fotografi ku ka qenë me e vogël, teksa shihet e hipur në një kalë./21Media

Back to top button