E plagosi një burrë, arrestohet prishtinasi
Mbrëmë është arrestuar një burrë nga Prishtina pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri tjetër të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?