E rrahën një person me shufër metalike, tre të arrestuar në Vushtrri

Policia sot ka informuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Siç ka informuar policia, ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:00, të datës 25 gusht 2021, në parkingun e një marketi në Vushtrri,  ku viktima është sulmuar nga tre persona me një mjet të fortë (shufër metalike).
“Viktimës ju është ofruar tretmani mjekësor në  Emergjencën në Vushtrri, e mandej per tretman te mëtutjeshëm është dërguar në SHSKUK Prishtinë. Në cilësi të provave  materiale është konfiskuar një  mjeti i fortë i përdorur në rast (shufër metalike).”, ka informuar policia.
Nga policia janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar: F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar, të cilët janë intervistuar nga sektori rajonal i hetimeve, dhe me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rasti është cilësuar dhe është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë”./21Media

Back to top button