E rrëmbejnë një burrë në Viti, kërkojnë para për lirimin e tij
Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Viti, nën dyshimin se të njëjtit kanë rrëmbyer një person dhe kanë kërkuar para për lirimin e tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas rrëmbimit, të dyshuarit e kanë dërguar viktimën në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, kanë kërkuar nga shokët e viktimës para të gatshme në vlerë prej 1000 euro.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar viktimën mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 5 janar rreth orës 22:35.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media