E thotë Sveçla, ja për çka pritet të përdoret vila e Radoiçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka thënë se vila e Milan Radojiçiqit buzë liqenit të Ujmanit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Ai ka thënë se “bypass” i tunelit është i uzurpuar nga ky kompleks i Radojiçiqit.

Ka shtuar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “e pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacioni për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”.

Back to top button