RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

E vranë mësuesen, adoleshentët do të gjykohen si të rritur

Dy adoleshentë të Iowa-s janë akuzuar për vrasjen e mësueses pasi policia zbuloi postime inkriminuese në mediat sociale. Nohema Graber, 66 vjeç, u gjet e vdekur në një park në qytetin Fairfield, disa

nga Kaltrina Berila6 nëntor 20216 nëntor 2021

Dy adoleshentë të Iowa-s janë akuzuar për vrasjen e mësueses pasi policia zbuloi postime inkriminuese në mediat sociale.
Nohema Graber, 66 vjeç, u gjet e vdekur në një park në qytetin Fairfield, disa orë pasi u raportua e zhdukur, thanë autoritetet.
Policia thotë se të dyshuarit kanë postuar detaje të vrasjes, përpjekjet për ta fshehur atë dhe një motiv të mundshëm në mediat sociale.
Adoleshentët, të dy 16 vjeç, do të gjykohen si të rritur për vrasjen.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Graber ishte raportuar e zhdukur të mërkurën në mëngjes.
Policia më vonë zbuloi trupin e saj në një park në Fairfield, një qytet me pak më shumë se 9,000 banorë që ndodhet 150 km nga kryeqyteti i shtetit, Des Moines. Ajo ishte e njohur që frekuentonte parkun.
Hetuesit më vonë kontrolluan shtëpitë e adoleshentëve dhe mblodhën rroba, disa prej të cilave dukej se kishin gjurmë gjaku, transmeton rtv21.tv.
Një dëshmitar gjithashtu i tha policisë se i kishte parë adoleshentët në park një ditë para se Graber të raportohej e zhdukur.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje rreth motivit të mundshëm.
Graber, një mësuese me origjinë meksikane, ishte punësuar në shkollën e mesme Fairfield që nga viti 2012, tregon faqja e internetit e distriktit shkollor. Të dy adoleshentët ishin studentë atje.
Nxënësit e shkollës u pushuan herët të enjten dhe mësimet u anuluan të premten.
Seancat preliminare për dy të akuzuarit janë caktuar për 12 nëntor.
Ligji i Iowa-s lejon që rastet e të miturve nga mosha 14 vjeç të transferohen në gjykatat e të rriturve./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

17 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë