E zuri lisi, gjendja e pacientes është stabile
Sot në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Vaso Pasha”, si pasojë e rrëzimit të një lisi, ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër i lënduar.
Sipas mjekut kujdestar në QKUK, Ejup Govori gjendja e pacientës është stabile, por e njëjta ka lëndime serioze.
“Gjendja e pacientës është stabile por lëndimet janë serioze. Lëndime kokë shpinë dhe ekstremiteti I poshtëm i djathtë”, u shpreh Govori për portalin rtv21.tv/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?