Ed Sheeran e shpërfaq dhimbjen dhe pikëllimin në këngën e re

Kantautori i njohur britanik, Ed Sheeran, e proceson dashurinë dhe humbjen përmes projektit të fundit muzikor, “Eyes Closed”, që është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, “Subtract”.

Kënga u publikua në mëngjesin e së premtes. Fillimisht Sheeran e kishte konsideruar atë një këngë që flet për ndarjen, por pasi këngëtari e pësoi një humbje të madhe në jetë kur miku i tij i ngushtë, Jamal Edwards, vdiq papritur në moshën 31-vjeçare, ai i bëri disa ndryshime duke e shndërruar atë në një himn që i dedikohet pikëllimit dhe dhimbjes nga humbja e një personi të dashur.

Albumi i ardhshëm i Ed Sheeranit publikohet më 5 maj nga studioja incizuese me të cilën këngëtari bashkëpunon, “Atlantic Records”./21Media

Back to top button