Ed Sheeran mban një koncert falas, kjo është aryseja

Ed Sheeran ka mbajtur një koncert në falas për të githë fansat e tij për arsye se festoi 10 vjetorin e albumit të tij debutues.
Artisti dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn u panë teksa po dilnin nga ‘O2 Shepherd’s Bush Empire” në Londër, shkruan daily mail.

Muajin e kaluar, Ed ka njoftuar albumin e tij të ardhshëm, i cili shqiptohet (=) i barabartë dhe do të publikohet më 29 tetor. 

Kantautori gjithashtu ka bërë të ditur se albumi i ti do të përmbaj 14 këngë, ku përfshihet edhe kënga, Visiting Hours.

Krijuesi i hitit ”Thinking Out Loud” theksoi se albumi është “vërtet personal” dhe konfirmoi se ai e sheh pjesën si “rekordi i tij në moshë madhore”, pasi u bë baba dhe u martua që kur lëshoi ​​albumin e tij të fundit. 

 

Ed ka treguar se jeta e tij ka ndryshuar aq shumë vitet e fundit pas martesës e sidomos pas lindjes së vajzës së tij,  Lyra Antarktida.
”Unë e shoh atë si rekordin tim të ardhjes në moshë dhe mezi pres të ndaj këtë kapitull tjetër me ju”, ka thënë Ed./21Media
Back to top button