Ed Sheeran shpallet artisti më i dëgjuar në botë

Artisti Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar në radio, ku ka arritur 4.3 milionë dëgjime në 12 muajt e fundit.
Ed ishte pothuajse në çdo radio me këngën e tij “Merry Christmas” në bashkëpunim me Elton John.
Ndërkaq, Dua Lipa ka 100 mijë dëgjues më pak në 12 muajt e fundit se krijuesi i hitit “Shape of You”.
Pas tyre vjen The Weeknd me 3 milionë.
Në analizën e 24000 radiove në 150 shtete, grupi i rokut “Queen” u rëndit në pozitën e katërt me 2.9 milionë dëgjues, më pas Maroon 5 me 2.8 milionë dëgjues./21Media

Back to top button