EdGuard: Testimi ka përfunduar me sukses, por me mangësi në administrim

Disa parregullsitë të evidentuara

Instituti EdGuard ka vëzhguar ecurinë e mbajtës së testit të maturës 2017, në të dy afatet e qershorit, ku vlerësohet se komunikimi mes nxënësve gjatë testimit, përdorimi i pajisjeve komunikuese, shpërndarja e testit online dhe shkëmbimi i përgjigjeve nga jashtë, paraqesin disa nga parregullsitë të evidentuara.

Komunikata e Institutit EdGuard:

Vlerësojmë që testimi ka përfunduar me sukses, mirëpo me mangësi të theksuara në administrim. Komunikimi mes nxënësve gjatë testimit, përdorimi i pajisjeve komunikuese, shpërndarja e testit online, dhe shkëmbimi i përgjigjeve nga jashtë, paraqesin disa nga parregullsitë të evidentuara.

Përkundër që ka pasur shkelje të rregullave të testit nga nxënësit, të njëjtit kanë ngelur të pandëshkuar për veprimet e tyre. Të pyetur për ecueshmërinë e testimit, nxënësit kanë etiketuar rigorozitetin jo të barabartë të administruesve në klasa.

Ky shqetësim, si i tillë, vlerësojmë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e testimit. Në përgjithësi, nxënësit janë shprehur te kënaqshëm me pyetjet e parashtruara, mirëpo një numër shumë i vogël i tyre në të vërtetë janë deklaruar të përqendruar në përgjigjet e parashtruara, që në masë të madhe është indikator i tendencës për kopjime në testim. Për shkak të administrim jo të mirëfilltë Instituti EdGuard vlerëson që mangësi të tilla cenojnë validetin dhe besueshmërinë e testimit. Implikimi i dështimit në administrim të testit të maturës është më i gjerë sesa perceptimi momental që kemi për të.

Një testim i tillë, në formatin aktual, është pikë nisja e një hallke të mangësive të thella në arsimin e lartë në vend./21Media

Back to top button