Edhe 13 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 13 raste të reja.
“Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016. Në total numri i rasteve aktive është 350.”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.
Deri më sot, 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
No photo description available.

Back to top button