Edhe 14 raste pozitve me Covid-19 në Kosovë
14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 nga 708 testime që u realizuan gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 85. Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 534.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 12 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 821 mijë e 690 doza të vaksinës.
Deri më sot 821 mijë e 84 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa, janë dhënë 100 mijë e 583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media
