Edhe 28 raste të vdekjes nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 920 raste të reja me COVID-19, nga 10 mijë e 321 testime të kryera.
Ndërsa 28 qytetarë e kanë humbur jetën nga COVID-19.
Gjatë këtyre orëve janë shëruar 1 mijë e 698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123 mijë e 852.
Në total numri i rasteve aktive është 24 mijë e 484.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 869 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938 mijë e 504 doza të vaksinës.
Kurse deri më sot 318 mijë e 99 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media