Edhe 6 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 6 viktima si pasojë e Covid-19 në Shqipëri.
Gjatë kësaj periudhe 700 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 3 mijë e 25 testime.
Janë 11 mijë e 540 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Gjashtë viktimat që humbën jetën nga Covid-19 ishin: një qytetar nga Korça 48-vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-71 vjeç, një qytetare nga Vlora 71-vjeçe, një qytetare nga Durrësi 78- vjeçe, një qytetar nga Elbasani 84-vjeç.
Janë shëruar 1 mijë e 48 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 251 mijë e 477./21Media

Back to top button