Edhe 7 persona vdiqën nga COVID-19 në Kosovë

 

Në 24 orët e fundit shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë. IKSHPK-ja ka njoftuar se numri i viktimave deri tani në vend nga Covid-19 ka arritur në  256 raste të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se nga 454 mostra të testuara sot  250 kanë rezultuar pozitive. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 126 pacientë.

Deri tani numri total i rasteve në Kosovë ka arritur në 9.049, ndërsa raste aktive janë 3.804. /21Media

Back to top button