Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe Albena Reshitaj i bashkohet Vjosa Osmanit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ish-ministrja dhe deputetja në 4 mandate, Albena Reshitaj, do t’i bashkohet listës së saj për zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani e ka cilësuar Reshitajn si një bashkëpunëtore të kahmotshme, duke vlerësuar rolin e saj në momente të rëndësishme politike në vend.

“Kur u zgjodha Presidente në vitin 2021, me votën e saj vendimtare, Albena krijoi kuorumin e nevojshëm dhe bllokoi rolin e Listës Serbe në krijimin e institucioneve, pa asnjë interes personal e pa kërkuar absolutisht asgjë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button