Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe Austria ndalon bartjen e perçes

Pas votimit në Parlament

Parlamenti i Austrisë ka votuar ligjin, me të cilin ndalohet bartja e simboleve fetare në publik, në veçanti e atyre me të cilat mbulohet në tërësi fytyra, ndërsa ata, të cilët nuk respektojnë rregulloren e re, duke nisur nga tetori i këtij viti do të dënohen me gjobë në vlerë prej 150 euro.

Ligji i votuar është pjesë e ligjit më të gjerë për integrim, me Qeverinë e Austrisë që po vazhdon punën për kompletimin e kësaj pakoje, përkundër faktit se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Austri është paraparë të zhvillohen në tetor, shkruan rtv21.tv

Ndër të tjera, në këtë pako ligjore janë miratuar edhe rregulloret, me të cilat ndalohet distribuomi i Kuranit, ndërsa imigrantët janë të detyruar që për një bit të përfshihen në procesin e integrimit, në kuadër të së cilit do të mësojnë gjuhën dhe etikën gjermane. Kjo masë ka të bëjë me refugjatët dhe azilkërkuesit, për të cilët vlerësohet se kanë gjasa të mira që të sigurojnë qëndrimin e përhershëm në Austri.

Kjo kthesë vjen vetëm disa muaj pasi që Presidenti i majtë i Austrisë, Aleksandër Fon Der Belen, i bëri thirrje të gjitha femrave në Austri që të vendosin shamia në kokë, në shenjë solidarizimi me myslimanët dhe me luftën kundër islamofobisë.

Megjithatë, politikanët austriakë po dëshirojnë një integrim më të mirë të migrantëve myslimanë, me qëllim që ata ti përshtatën mënyrës austriake të jetës dhe ndalimi i perçes është një hap në ketë drejtim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button