Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe dy muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit B.D., i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij A.Z., më 23 mars në Vushtrri.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar udhëheqësja së Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media e Gjykatës Themelore në Mitovicë, Hateme Haxhaj-Haziri.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar Kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për vazhdim të masës së paraburgimit, të datës 17.04.2025, duke nxjerr Aktvendim me datë 18.04.2025, me të cilin e ka vazhduar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në konfirmim. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button