Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarin për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj Ilir Abdullahut, i cili nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) po dyshohet për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Rizës.

Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.A, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 29.07.2024 ka marr Aktvendim dhe duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.A iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi për rtv21.tv.

Ndryshe, më 16 tetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro, por Gjykata e Apelit më 3 nëntor 2023 e ka kthyer në paraburgim të dyshuarin për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”.

Back to top button