Edhe dy të arrestuar për atentatin në Manchester

Deri me tani janë arrestuar 15 persona

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në lidhje me atentatin në Manchester. Behet fjalë për një 19 vjeçar dhe një 25 vjeçar të  cilet u arrestuan pas një kontrolli policor në juglindje të qytetit të Manchesterit, njoftoi policia britanike.

“Djali i arrestuar në lagjen ‘Gordon’, i dyshuar për shkelje të ligjeve kundër terrorizmit, e çon në 15 numrin e personave që mbahen aktualisht në paraburgim, në kuadrin e hetimit lidhur me këtë sulm”, shtoi policia e rajonit të Manchesterit në një komunikatë.

Njëzetedy veta kanë humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë janë plagsour nga sulmi vetëvrasës në një sallë koncertesh në Mançester, javën e kaluar.

Sulmuesi është identifikuar Salman Abedi, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Në total, policia ka arrestuar 15 veta, nën dyshimet se kanë lidhje me sulmin, përfshirë edhe vëllain e Abedit, Ismail. Dy janë liruar pa ndonjë akuzë, ndërsa 13 të tjerë mbeten në paraburgim.

 

Back to top button