Edhe finalja shkon në vazhdime, Angli – Itali, 1-1 pas 90 minutave

 
Nuk ka fitues pas 90 minutave lojë në “Wembley” në finalen e madhe të Kampionatit Evropian Euro 2020 ndërmjet Anglisë dhe Italisë.
Ishte Anglia që kaloi e para në epërsi me golin e Luke Shaw pas vetëm dy minutave lojë, por Italia arriti që ta barazojë rezultatin në minutën e 67’ përmes qendërmbrojtësit Leonardo Bonucci.
Pjesa e dytë kaloi me një dominim të Italisë si me posedim si me numrin e rasteve të krijuara.
Gjithsesi gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Back to top button