Edhe Gjermania u kërkon zyrtarisht gjermanëve që të largohen nga Ukraina
Gjermanët që jetojnë dhe punojnë në Ukrainë duhet të fillojnë që ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga ky shtet.
Kështu ka thënë ministria Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimin në Ukrainë.
”Gjermanët që qëndrojnë atje u kërkohet të shqyrtojnë largimin nga vendi”, thuhet në njoftim.

Tutje në postimin e radhës thuhet se Gjermani do të vazhdojë ta mbajë të hapur ambasaden e saj në Kiev, mirëpo me reduktim të stafit siplomatik.
”Konsullata jonë e Përgjithshme në Donetsk, me qendër në Dnipro që nga viti 2014, do të zhvendoset përkohësisht në Lviv”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, edhe ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Ndryshe dhe SHBA-ja ka bërë me dije se pritet të evakuojnë ambasadën e tyre në Kiev pasi zyrtarët e inteligjencës perëndimore paralajmërojnë se një pushtim i Ukrainës nga Rusia është gjithnjë e më i afërt./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?