Edhe këtë vit pa liqenin Treska

Premtimet e Muratit mbeten vetëm fjalë

Premtimet e kryetarit të komunës së Sarajit, Bekim Murati mbeten vetëm fjalë në lidhje me rikonstrumin e liqenit Treska. Edhe pse disa herë Murati ka thënë se liqeni do të lëshohet në përdorim, ajo nuk ka ndodhur, pasi sipas pamjeve asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

“Procedurat për rimëkëmbjen e liqenit Treska kanë filluar që nga momenti kur u miratua që Komunës së Sarajit t’i jepet në pronësi liqeni Treska. Ne si komunë kemi ndërmarrë edhe hapa konkret në këtë drejtim. Kemi hartuar planin detal urbanistik, i cili për momentin gjendet në pëlqim në Ministrinë e lidhjeve dhe transportit. Jemi duke punuar intensivisht dhe jam optimist se vitin e ardhshëm ta lëshojmë në përdorim”, tha Bekim Murati, Kryetar i Komunës së Saraijt.

Por tetë muaj më vonë ku tani priten edhe pushimet verore, Liqenin Treska e vizitojnë vetëm peshkatarët. Në hyrje të Liqenit ende vazhdon të jetë e ngjitur një pllakat ku shkruan “ndalohet larja në Liqe”.

Tani Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati fajin për mos rregullimin e liqenit e hedh tek kriza politike që kishte kapluar vendin me vite.

“Unë i kuptoj edhe kërkesat e banorëve të Sarajit, por edhe interesimin më të gjerë të opinionit se kur do të fillon ndërtimi i atij objekti por unë ju garantoj se aj liqe i cili ka ekzistuar dhe që ekziston dhe fatkeqësisht që nuk ka funksionuar aj shumë do te dalim me një ofertë konkrete, u shpreh Bekim Murati, Kryetar i Komunës së Saraijt.

“Ne i bëjmë gjitha përpjekjet por situata politike e ka bërë të veten. 07 18 Unë jam shumë i sigurt se investitorët nuk mungojnë ne thuajse çdo javë takohemi me investitorë”, shtoi ai.

Ky liqen artificial që gjendet në komunën e Sarajit, ka një sipërfaqe 136.000 м2 ku thellësia është nga 1.6 m deri në 3 metra. Ky kompleks rekreativë është ndërtuar në vitin 1978. Në hapjen solemne të këtij vendi turistik mori pjesë edhe kreu i ish shtetit të Jugosllavisë Josip Broz Tito./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=1vE8ZS_1B8s

Back to top button