Edhe komandanti i FSK-së uron Fitër Bajramin

Gjenerallejtnat Bashkim Jashari, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Bajramit.

“Në këtë ditë të bekuar, që ngërthen në vete vlera të thella të sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin, ju uroj nga zemra një Bajram të gëzuar, të mbushur me harmoni e lumturi pranë më të dashurve tuaj”, ka shkruar Jashari.

Urimi i tij i plotë:

Urimi i Komandantit të FSK-së për Festën e Bajramit

Me rastin e Festës së Bajramit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u dërgon urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe personelit të FSK-së, duke dëshiruar paqe, mirësi dhe begati në familjet e tyre.

“Në këtë ditë të bekuar, që ngërthen në vete vlera të thella të sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin, ju uroj nga zemra një Bajram të gëzuar, të mbushur me harmoni e lumturi pranë më të dashurve tuaj. Qoftë kjo ditë një moment reflektimi për forcimin e vlerave tona njerëzore, shpirtërore dhe kombëtare.”

Gjeneral Jashari shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë për të gjithë personelin e FSK-së që edhe në ditë festash, mbeten të përkushtuar në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Ai uroi që kjo festë të sjellë unitet, mirëkuptim dhe dashuri mes njerëzve.

Urime dhe Gëzuar Festën e Bajramit! Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës

 

 

 

Back to top button