Edhe Konjufca ftohet në Samitin e Demokracisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të marrë pjesë në në Samitin e Dytë për Demokraci që do të mbahet më 29-30 mars në Washington.
Kjo u bë e ditur nga këshllitari i konjufcës, Ilir Kërçeli. Ai tha se në kuadër të aktiviteteve të këtij Samiti, Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë një pritje për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve që janë partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera.
“Kryeparlamentari Konjufca si pjesëmarrës në këto aktivitete të Samitit, do ta shfrytëzojë këtë platformë për të zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të Kongresit Amerikan dhe përfaqësues politik të shteteve të tjera duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.”, shkroi Kërçeli në Facebook.
Në këtë samit do të marrë pjesë edhe Preisdentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po ashtu do të jetë një ndër dhjetë folëset kryesore./21Media

Back to top button