Edhe Kurti do të takohet sot me kancelarin e Austrisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pres sot në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Pritja e kancelarit do të bëhet me ceremoni shtetërore nga ora 14:05 në Sheshin Skënderbeu.
Ndërsa në orën 15:15 – 15:40 Kurti dhe Nehammer do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në ddërtesën e Qeverisë.
Kancelari austriak, Karl Nehammer do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani në orën 16:10./21Media