Edhe në ditët më të errëta, dritat e SHBA-së dhe Kosovës shkëlqejnë si një

Objekti i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është ndriçar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në shenjë solidariteti me shtetin territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia.
Ambasada ka postuar në Facebook edhe një pjesë të deklaratës së presidentit Joe Biden, i cili ka thënë se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të vështira për popullin e Ukrainës.
“Edhe në ditët më të errëta, dritat tona shkëlqejnë si një. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë të bashkuar me Ukrainë”, ka shkruar Ambasada./21Media

Back to top button