Edhe në Kamenicë u hapën të gjitha qendrat e votimit
Në shkollën “Andrea Dursaku” në Kamenicë pritet të votojnë mbi 4 mijë qytetarë
Në qytetin e Kamenicës u raportua se janë hapur të gjitha vendvotimet me kohë. Në Kamenicë janë gjithësej 28 qendra të votimit.
Në shkollën “Andrea Dursaku” Qemal Qaja, menaxheri i kësaj qendre tha se në orën 07:00 ka filluar votimi edhe pse tani për tani nuk ka numër të madh të votuesëve
Ai për RTV21 tha se kjo qender ka 4 mijë e 500 qytetarë me të drejtë vote që pritet të votojnë gjatë ditës.
Ndërsa, disa qytetarë që votuan në këtë qendër thanë se gjithçka ishte në rregull dhe nuk kanë parë ndonjë parregullsi./21Media