Edhe nëse lëndohen në vendin e punës, zjarrfikësit shpenzimet i paguajnë nga xhepat e tyre

Shefi në brigadën e zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, sot në RTV21 foli për sfidat e zjarrfikësve.
Ai në  emisionin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” foli për çështjen e statusit të zjarrëfikësit, me ç’rast tha se duhet pak punë, vullnet dhe zgjidhet.

Zeka u shpreh se për tu bërë zjarrfikës, sikur në Polici, duhet të plotësohen kushtet.
“Së pari të jetë më i vjetër se 18 vjet, ma i ri se 30”, tregoi ndër të tjera ai, shkruan rtv21.tv

Zeka tha se u mungojnë njerëzit e rinj.

Shefi në brigadën e zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka foli edhe për sigurimet shëndetësore. Sipas tij, edhe nëse zjarrfikësit lëndohen në vendin e punës, shpenzimet i paguajnë nga xhepat e tyre.

Dje, me rastin e shënimit të “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, Brigadës së Zjarrfikësve në Lagjen Emshir në kryeqytet iu bashkua kryetari i Komunës, Përparim Rama, i cili u premtoi përmirësim të kushteve./21Media

Back to top button