Edhe një aksident tjetër me tren, goditet vetura në Prishtinë

Treni ka goditur pasditen e së premtes një veturë në Zonën Industriale në Prishtinë.
RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe autoambulanca.
Për më shumë detaje lidhur me aksidentin portali rtv21.tv kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Një aksident i ngjashëm ka ndodhur sot edhe në fshatin Baincë të Lipjanit, ku një tren ka goditur një veturë tjetër.