Edhe një gjeneral rus i vrarë në luftën në Ukrainë
Zëvendëskomandanti i ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, ka vdekur në luftën në Ukrainë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.
“Vladimir Petrovich Frolov vdiq një vdekje heroike në betejë me nacionalistët ukrainas”, ka thënë guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov.
Guvernatori shtoi se Frolov “sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash. Të ndalonte së prituri vdekjen dhe të largohej nga shtëpia, të thoshte lamtumirë sikur të ishte hera e fundit”.
Por shumica e granatimeve që po ndodhin në Ukrainë po kryhen nga Rusia.
Gjatë gjithë luftës, disa gjeneralë rusë dhe personel ushtarak të rangut të lartë janë raportuar të vdekur.
Është e pazakontë që oficerë të tillë të rangut të lartë të vënë veten në rrezik duke iu afruar fushës së betejës dhe burimet perëndimore besojnë se ata e kanë bërë këtë për të marrë njëfarë kontrolli mbi operacionet që, në disa zona, kanë ngecur keq./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?