Edhe një projekt i ri po vjen nga Alban Skenderaj
Këngëtari, Alban Skenderaj ka njoftuar se do të publikoj një projekt të ri muzikor.
Kënga e cila do të publikohet më 10 qershor mban titullin ”Lamtumirë”.
Artisti këngën do ta sjellë në bashkëpunim me Avaxus.
Siç duket edhe xhirimet për këngën kanë filluar, madje në një fotografi të postuar nga Albani shihet një austronaut.


Projekti i fundit nga Albani mbetet ”Dalëngadalë”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me gruan e tij, Miriam Cani.
Kënga është publikuar më 18 maj./21Media