Edhe një shkollë kalon në mësim online
Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sadri Misini”, paralelja e ndarë në Shipashnicë të Poshtme, do të kalojë në zhvillimin e mësimit në formën online kjo për shkak të numrit të madh të infektuar me COVID-19 të nxënësve dhe personelit arsimor.
Përmes një postimi në ”Facebook”, komuna ka bërë të ditur se këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomandimin e IKSHPK-së si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësim online./21Media