Edhe sonte jepet “Memorandumi” në Teatrin e Ferizajt

1 min read

Sonte(29 qershor) do të jepet shfaqja “Memorandumi” në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Sipas njoftimit nga Teatri, shfaqja nis në orën 20:00.

“Memorandumi” me autor Vaclav Havel, nën regjinë e Agon Myftarit u dha edhe mbrëmë për audiencën ferizajase.

Kjo shfaqje do të jepet edhe nesër në po të njëjtin orar./21Media