Pritje edhe mëngjesin e sotëm

Pritje edhe mëngjesin e sotëm

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot ka njoftuar se pritja për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare me Serbinë në Merdare është një orë.

Për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të presin nga 40 deri në 60 minuta. Ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare pritja është tre deri pesë minuta.

Kolona të veturave deri në 400 metra  janë regjistruar në hyrje të pikës kufitare Merdare.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta si për të hyrë në Kosovë, ashtu edhe për të dalë nga Kosova.

Edhe dje pritjet e qytetarëve në pikën e kalimit në Merdare ishin afro një orë.

Kontrolloni pritjet në pikat kufitare të Kosovës në kohë reale duke klikuar këtu./21Media