Edhe sot protestë para menaxhmentit të “Trepçës”
Punësimet e fundit në “Trepçë”, konsiderohen të padrejta nga banorët
Sot në mëngjes duke filluar nga ora 9:00, për të dytën ditë me radhë janë mbledhur shalianët e Mitrovicës për të protestuar para objektit të menaxhmentit të “Trepçës”.
Ata po kundërshtojnë rezultatet e publikuara nga konkursi i shpallur me 24.09. 2019 gjatë fushatës zgjedhore. Sipas protestuesve në përzgjedhje janë bërë shumë padrejtësi.
Ata duke u shpërndarë i kanë dhënë ultimatum deri në 14:00 menaxhmentit që të realziohen kërkesat e tyre , në të kundërtën protestuesit paralajmëruan se do ta vazhdojnë protestën nesër./21Media