Edhe sot temperaturat e larta mbretërojnë në Britani

Edhe sot do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas autoriteteve vendi do të shohë ditën më të nxehtë me temperatura rekord që pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. (107.6F).
Një maksimum prej 38.1 gradë Celsius u arrit në Suffolk të hënën(18 korrik), më pak se rekordi në Mbretërinë e Bashkuar prej 38.7 gradë Celsius i vendosur në vitin 2019. Uellsi regjistroi ditën më të nxehtë në rekord me 37.1 gradë Celsius.
Met Office lëshoi një paralajmërim për shkak të temperaturave ekstreme që mbulon pjesën më të madhe të Anglisë qendrore, veriore dhe juglindore.
Të paktën katër persona besohet se vdiqën pasi u përpoqën t’i shpëtonin vapës në lumenj dhe liqene.
Netëork Rail ka lëshuar një paralajmërim “mos udhëto” për të martën duke prekur shërbimet që udhëtojnë përmes “zonës së kuqe” të paralajmërimit të motit të Met Office.
Peterborough, Caernarfon dhe Sëindon janë ndër zonat që parashikohet të arrijnë temperaturat deri në 32 gradë Celsius deri në orën 10:00 BST./21Media

Back to top button