Kaloni te përmbajtja kryesore

Edi Rama nesër viziton Shkupin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të realizojë vizitë në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Ende nuk është bërë e ditur agjenda, por mësohet se ai në kuadër të vizitës së tij, krahas me kreun shtetëror, do të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare.

Kjo vizitë e Ramës vjen në një periudhë të ndjeshme në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut. Tensionet në veri të Kosovës, distancimi nga iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” dhe procesit të negociatave në Maqedoninë e Veriut për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, që janë parakusht për procesin eurointegrues të përbashkët të Shkupit dhe Tiranës./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button