Edi Rama reagon ashpër ndaj Hagës: Kërkesë për varrosje për së gjalli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Hagës për 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtaret së Kosovës.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Rama ka thënë se ende po mundohet ta gjejë se ku buron “filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave”.

“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike”, ka shkruar Rama.

Back to top button