Edi Rama uron kryetarin e ri të Prishtinës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar kryetarët e rinj të komunave të Kosovës pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Rama përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se është kurioz ta dijë se si do të punojë kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, ka shkruar ai.
Sot në Kosovë u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Nga zgjedhjet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Përparim Rama nga LDK ka fituar 51,07 përqind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Arben Vitia ka 48,93 përqind./21Media

Back to top button