Edi Rama uron Pashkët Ortodokse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u ka thënë edhe mirëmëngjesi të gjithë shqiptarëve.

“Gëzuar Pashkët Ortodokse”, ka shkruar Rama.

Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e pashkëve, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.

Festimet e pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. “Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit./21Media

Back to top button