Nis Festivali “Kënga Magjike”, Dafina Aliu performon në natën e dytë

Sonte fillojnë netët live të Festivalit të Këngës Magjike në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky edicion shënon vitin e 25-të, duke dëshmuar jetëgjatësinë, traditën dhe madhështinë e këtij festivali, që tashmë është kthyer në skenën më prestigjioze muzikore të vendit, por jo vetëm.
Tre netët e festivalit zhvillohen në gjysmëfinalet e 19 dhe 20 nëntorit dhe në finalen e madhe të shtunën, 22 nëntor.
Artistja kosovare, Dafina Aliu këtë vit do ta pushtoj skenën magjike të festivalit me këngën “E fortë si arrë”.
Teksti dhe ideja janë realizuar nga Afërdita Saracini-Kelmendi, ndërsa kompozimi dhe orkestrimet mbajnë firmën e Xhevdet Gashit.
Dafina do të performojë nesër nga ora 20:00.
Për publikun në Kosovë transmetimi live i festivalit ”Kënga Magjike” bëhet në RTV21.